Lajme të mira për Inter, Calhanoglu rikthehet në stërvitje me Interin! Gati rinovimi
Lajme të mira për Interin në prag të rikthimit të “Serisë A”.
Hakan Calhanoglu është rikthyer të stërvitet plotësisht me grupin, pasi ka lënë pas problemin muskulor.
Mesfushori turk pritet të jetë në dispozicion të teknikut Cristian Chivu për sfidën e 10 tetorit ndaj Parmës, edhe pse mbetet për t’u parë nëse do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.
Paralelisht me rikthimin në fushë, në kampin zikaltër vazhdon të jetë e hapur edhe çështja e rinovimit të kontratës.
Marrëveshja aktuale e Calhanoglu, përfundon në qershor 2027 dhe Interi dëshiron të gjejë një zgjidhje për të ardhmen e tij.
Sipas raportimeve, klubi është i gatshëm të ofrojë një zgjatje, por me një pagë fikse më të ulët se ajo aktuale, e cila do të kompensohej pjesërisht përmes bonuseve.
Palët pritet të rikthehen në bisedime në periudhën e ardhshme. Ndërkohë, Calhanoglu do të ketë mundësinë të tregojë në fushë se është rikuperuar plotësisht dhe të rikthehet si një nga pikat kryesore të Interit.




