Dugolli: Deklarata e Hamzës tregon se synimi ishte rikthimi te zgjedhjet

Enver Dugolli nga Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Dugolli ka vlerësuar se deklarata e Hamzës dëshmon se dërgimi i vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme ka qenë synim që në fillim.

“E thënë troç dhe pa lajka nga kryetari i PDK-së z. Hamza: ‘Në zgjedhje po shkojmë’”, ka shkruar ai.

Sipas Dugollit, arsyeja nuk lidhet me Hagën, ligjin, dënimet e dhëna atje apo presidentin, por me përpjekjen për ta çuar vendin sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se synimi i subjekteve politike është që këtë herë ta mposhtin Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

“Pra, që nga fillimi, ky duket të ketë qenë qëllimi. Nuk është as Haga, as ligji, as dënimet e shqiptuara atje, e aq më pak presidenti. Synimi është që vendi të dërgohet sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme, me shpresën se kësaj radhe do ta mundin Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.”

Në përfundim, Dugolli është shprehur se këtë situatë tashmë po e kuptojnë edhe qytetarët.


Shtuar më 6.10.2026 11:37

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetjojobetsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahiscasinofastcasinofast