Vettingu rrëzohet sërish në Strasburg: Gjykata Europiane kthen në detyre Adnand Kosovën

Vettingu rrëzohet sërish në Strasburg: Gjykata Europiane kthen në detyre Adnand Kosovën

11:27, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Adnand Kosova, është prokurori i rradhës që është kthyer në detyrë nga Gjykata e Strasburgut, pas një vendimi të padrejtë që mori ndaj tij Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Kosova ka ushtruar detyrwn nw Prokurorinë e Krimeve të Rënda prej dhjetorit të 2004. Tashmë me këtë vendim, Adnand Kosova, duhet të kthehet në detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme

GJEDNJ shqyrtoi çështjen e Adnand Kosovës kundër Shqipërisë: Në fokus pasuria dhe procesi i vettingut

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë vendimin për çështjen Adnand Kosova kundër Shqipërisë, e cila lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të prokurorit dhe procedurat e ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Çështja, me numër 7192/21, ishte depozituar në GJEDNJ më 28 janar 2021 nga Adnand Kosova, i përfaqësuar nga avokati L. Bianku. Ankesa e tij lidhej me shkarkimin nga detyra, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës ishte shpallur e papranueshme.

Kosova kishte ushtruar detyrën e prokurorit që prej vitit 1986 dhe prej vitit 1998 kishte punuar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë.

Në qendër të procesit të vettingut ishte deklarimi i pasurisë së tij. Në vitin 2017, Kosova deklaroi një apartament 98 metra katrorë në Tiranë, një automjet Toyota RAV 4 të vitit 2003 dhe rreth 1.1 milionë lekë kursime në cash.

Problemi kryesor i evidentuar gjatë procesit lidhej me burimin dhe vlerën e deklaruar të apartamentit në Tiranë dhe me shitjen e një apartamenti në Korçë, të cilin Kosova e kishte përfituar përmes privatizimit.

Sipas një kontrate të vitit 2002, apartamenti në Korçë ishte shitur për 1 milion lekë. Ndërkohë, në deklaratat e pasurisë, Kosova kishte deklaruar se nga shitja e tij kishte përfituar 2.5 milionë lekë dhe se kjo shumë kishte shërbyer si burim për blerjen e apartamentit në Tiranë.

Për këtë mospërputhje, Kosova shpjegoi se në vitin 1998 kishte marrë 1.5 milionë lekë si paradhënie nga blerësi i apartamentit në Korçë. Sipas tij, kjo shumë ishte përdorur për pagesën e këstit të parë të apartamentit në Tiranë. Ai deklaroi gjithashtu se çmimi real i apartamentit në Korçë kishte qenë 2.5 milionë lekë dhe se shuma e paradhënies nuk ishte pasqyruar në kontratën e vitit 2002 për arsye fiskale, me këshillën e noterit.

Në mbështetje të këtij shpjegimi, Kosova paraqiti edhe një deklaratë të bërë në vitin 2018 nga personi që kishte blerë apartamentin në Korçë.

KPK-ja i pranoi shpjegimet e prokurorit. Komisioni arriti në përfundimin se legjislacioni tatimor i kohës nuk e detyronte atë të paguante tatim mbi shumën e marrë si kapar në vitin 1998. Po ashtu, të dhënat e autoriteteve të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Korçë mbështesnin pretendimin e tij për çmimin real të apartamentit.

KPK-ja vlerësoi se Kosova duhet ta kishte pasqyruar paradhënien në kontratën e shitjes së vitit 2002, por çmoi se ai kishte deklaruar pasuritë në mënyrë të rregullt dhe konsistente në deklaratat vjetore dhe në deklaratën e vettingut.

Sipas KPK-së, pasaktësia në kontratën e shitjes nuk ishte aq serioze sa të ndikonte në vlerësimin e përgjithshëm të pasurisë së tij apo të cenonte imazhin e prokurorit dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Më 20 dhjetor 2018, KPK-ja vendosi ta konfirmojë Adnand Kosovën në detyrë, pas vlerësimit në të tre kriteret e vettingut. Megjithatë, Vëzhguesi Ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dha një mendim kundër.

Më 13 shkurt 2019, Komisioneri Publik paraqiti ankim kundër vendimit të KPK-së, bazuar në rekomandimin e Vëzhguesit Ndërkombëtar.

Çështja më pas vijoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe përfundimisht në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

GJEDNJ e shqyrtoi çështjen me dyer të mbyllura më 15 shtator 2026, ndërsa vendimi u miratua po në atë datë nga një Komitet i Seksionit të Tretë, i kryesuar nga Diana Kovatcheva, me gjyqtarë Darian Pavli dhe Vasilka Sancin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco