AKTUALITET /

Parkimi 100 lekë/ora jep efektet e para, boshatisen rrugët e Durrësit

Shkruar nga Versus
Parkimi 100 lekë/ora jep efektet e para, boshatisen rrugët e
Foto nga Durrësi

Ditën e djeshme hyri në fuqi urdhri për parkimet me lekë në çdo rrugë të qytetit të Durrësit duke i ndarë me zona A (100 lekë/ora) dhe zona B (40 lekë ora).

Pavarësisht se në fillim kur u vendosën tabelat, pati kundërshti nga ana e banorëve për shkak se tanimë nuk do të mund të parkonin makinën askund pa paguar lekë, duket se tanimë banorët janë përshtatur me vendimin.

Efektet e para janë ato të boshatisjes së rrugëve kryesore të qytetit të cilat i ngjajnë periudhës së ‘Covid’ kur lëvizja ishte e kufizuar. Pamjet e publikuara nga programuesi Said Duleviç në rrjetet sociale, tregojnë një prej rrugëve kryesore të qytetit pothuajse të boshatisur totalisht. Versus.al

Poll