Nis aksioni për lavazhet, ja afati i fundit për përdorimin e ujit të pijshëm

6 Tetor 2026 | 11:43

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur aksionin kombëtar për kontrollin e përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në të gjithë vendin.

Kodi i Furnizimit me Ujë ndalon përdorimin e ujit të pijshëm për këtë aktivitet. Për këtë arsye, çdo lavazh që përdor ujin e rrjetit publik ka afat deri më 31 tetor për ta ndërprerë këtë praktikë dhe për të siguruar një burim alternativ të ligjshëm.

“Thirrja jonë është e qartë: mos prisni kontrollin. Merrni masat brenda 31 tetorit. Pas kësaj date do të intensifikohen kontrollet dhe do të zbatohen masat administrative të parashikuara nga ligji”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i AKUK, Fludian Çuka.

Çuka theksoi se për lidhjet e paligjshme nuk do të ketë tolerim.

“Ndërhyrja e paligjshme në rrjet është vepër penale. Çdo lidhje e paligjshme që do të konstatohet do të dokumentohet dhe do t’u referohet organeve kompetente. Pa përjashtim.”

Sipas AKUK, ndërhyrjet e paligjshme rrisin humbjet, mund të ndikojnë në presionin dhe funksionimin normal të rrjetit dhe cenojnë furnizimin e qytetarëve.

Kontrollet do të zhvillohen në të gjithë vendin. Çdo rast do të dokumentohet dhe për çdo shkelje do të ndiqen procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

“Rrjeti publik i ujit të pijshëm është pasuri e përbashkët dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të në mënyrë të paligjshme.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nëna sjell në jetë bebin e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë (VIDEO)

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 11-të...
11:28 | 06/10/2026

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës Albulena Haxhiu, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të...
11:02 | 06/10/2026

Kapitulli 20 në tryezën e Brukselit, Shqipëria synon mbylljen e përkohshme

Në Bruksel po zhvillohet sot mbledhja e grupit të punës për Zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian (COELA), ku në fokus është...
10:56 | 06/10/2026