Në një kohë kur lindshmëria është ulur dhe çiftet e reja hezitojnë të sjellin në jetë qoftë edhe një fëmijë, një rast i rrallë është regjistruar në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Me lindjen e të voglit Zeid, Fatmira dhe Ervini janë tashmë prindër të 11 fëmijëve.

36-vjeçarja me origjinë nga Kukësi dhe banim në Kamëz, duket e lumtur për zgjedhjen që ka bërë.

 Për të gjithë ata që shprehin habi, Fatmira e ka një përgjigje

"Të gjithë më pyesin si është jeta me shumë fëmijë. Por jam shumë e kënaqur dhe e lumtur, se e kam shtëpinë plot”, thotë ajo.

Tetë vajza dhe dy djem janë fëmijët e tjerë të Fatmirës, ndërsa më i madhi prej tyre është 14 vjeç.