Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen dhunshëm me policinë, disa të arrestuar dhe të lënduar
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
Çështja merr rëndësi të veçantë pasi, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin deri në përfundimin e afatit më 6 tetor, ai shpërndahet sipas Kushtetutës.
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.
Këtë e konfirmoi Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë më 6 tetor - në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri. Sipas Zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.
“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.
Kush do t’i shpallte zgjedhjet?
Çështja merr rëndësi të veçantë pasi, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin deri në përfundimin e afatit më 6 tetor, ai shpërndahet sipas Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese përcaktoi në mars se, nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit të caktuar, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Megjithatë, kjo krijon një paqartësi tjetër: kush do t'i shpallte zgjedhjet?
Kushtetuta ia njeh presidentit kompetencën për shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa neni 90 përcakton se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj. Pikërisht kjo është një nga çështjet që Haxhiu i ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
“Kushtetuta këtë kompetencë ia njeh presidentit. Përcaktimi i autoritetit që mund ta ushtrojë atë në rrethanat e krijuara është një nga çështjet kryesore që ia kemi shtruar Gjykatës”, tha Zyra e Presidentes.
Sipas saj, qëndrimi i institucionit është se duhet të gjendet një zgjidhje kushtetuese që mundëson shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve brenda afateve të përcaktuara.
Zyra e Presidentes thirret në “vijimësinë institucionale”
E pyetur nga REL-i se si e interpreton situatën e krijuar, Zyra e Presidentes tha se qëndrimi i saj mbështetet në parimin e “vijimësisë institucionale”.
“Dispozitat kushtetuese duhet të interpretohen në ndërlidhje, në mënyrë që përfundimi i një afati të mos e bëjë të pamundur përmbushjen e detyrimeve të tjera kushtetuese”, thuhet në përgjigje.
Sipas saj, pikërisht për të përcaktuar një zgjidhje që do ta garantonte këtë vijimësi brenda rendit kushtetues, çështja i është dërguar Gjykatës Kushtetuese. Haxhiu po e ushtron detyrën e presidentes pas përfundimit të mandatit të presidentes së mëparshme, Vjosa Osmani, më 4 prill.
Kushtetuta përcakton shprehimisht se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj. Gjykata Kushtetuese ende nuk ka bërë publik ndonjë vendim lidhur me çështjet e ngritura nga Haxhiu.
Radio Evropa e Lirë iu drejtua Gjykatës për të konfirmuar pranimin e kërkesës dhe për të marrë më shumë hollësi rreth trajtimit të saj dhe është në pritje të përgjigjes./REL
Ines Nurja TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Statistikave në PD Ines Nurja ka reaguar pas shtyrjes së radhës të Cens...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka emëruar nga qelia dy nënkryetarë të rinj. Bëhet me dije se kryebashkiaku i ...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë k&...
foto ilustruese BRUKSEL- Në Bruksel prej orës 9:00 është mbledhur grupi i punës COELA për të shqyrtuar Kapitullin 20 &ld...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjyk...
Toni Gogu TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka folur për ndryshimin në Kodin Penal, që lidhen drejtpërdrejt dhe ...
Pamje PRISHTINA- Deputetë të dy partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, kanë dalë në sheshet...
kuvendi TIRANË- Deputeti socialist i Lezhës Ermal Pacaj, është përballur me një situatë të pazakontë gjatë...
Foto ilustruse TIRANA- Projektligji për reformën e re territoriale të propozuar nga PS, e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me mënyrën e funksionimit t&eum...