Trump mbron çmimet e larta të benzinës: Një kosto e vogël për sigurinë e SHBA-së dhe botës

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se çmimet e larta të benzinës për qytetarët e Shteteve të Bashkuara përbëjnë një kosto të vogël në këmbim të ruajtjes së sigurisë së vendit dhe të botës.

Të lidhura

None found

Çështja e karburanteve u rikthye në qendër të fjalimit të tij gjatë një mitingu elektoral në Grand Island, Nebraska, ku Trump po zhvillonte fushatën për zgjedhjet e mesmandatit, të planifikuara për 3 nëntor.

Gjatë tubimit, ai pretendoi se çmimi i naftës është më i ulët se në kohën kur në detyrë ishte paraardhësi i tij, Joe Biden. Megjithatë, kjo deklaratë është vlerësuar si e pasaktë.

Trump tha gjithashtu se benzina në SHBA pritet të kushtojë më pak se 1.85 dollarë për gallon, ekuivalente me rreth 3.8 litra, dhe se kjo mund të ndodhë “brenda një periudhe shumë të shkurtër”.

Sipas presidentit amerikan, rënia e çmimeve mund të regjistrohet para zgjedhjeve të mesmandatit ose menjëherë pas përfundimit të tyre.

Në të njëjtin fjalim, Trump përsëriti edhe qëndrimin e administratës së tij ndaj Iranit, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejojnë Teheranin të sigurojë armë bërthamore.

Presidenti e paraqiti nivelin më të lartë të çmimeve të karburanteve si një pasojë të lidhur me sigurinë kombëtare dhe atë ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë shpenzim si të domosdoshëm për garantimin e saj.

Çmimet e benzinës janë bërë një temë e ndjeshme për administratën amerikane, sidomos në prag të zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në nëntor.


Shtuar më 6.10.2026 11:45

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetjojobetsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahiscasinofastcasinofast