BOTA /

Sot shansi i fundit për zgjedhjen e presidentit, Albulena Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat e saj

Shkruar nga Versus

Sot shansi i fundit për zgjedhjen e presidentit, Albulena Haxhiu i

Albulena Haxhiu, kryeparlamentarja e Kosovës e cila ushtron edhe detyrën e presidentes, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të mandatit 6-mujor të saj në rast se Kuvendi nuk arrin as sot ta zgjedhë presidentin e ri. 

Gjashtë muajt e Haxhiut si u.d. e presidentes përfunduan më 4 tetor. Më 6 tetor përfundon afati kushtetues për të zgjedhur president të ri. Në rast se sot kjo nuk mbërrihet, Kosova shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh. Zgjedhjet shpallen nga presidenti.

“Mund të konfirmojmë që dje më 5 tetor 2026, U.D. Presidentja Haxhiu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për sqarimin në raport me ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur Presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”- thuhet në reagimin e presidencës. Versus.al

Poll