Forcat qeveritare të Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite, bënë një avancim të shpejtë të hënën për të rimarrë bregdetin rreth ngushticës Bab el-Mandeb deri në qytetin Mocha, njoftoi qeveria, duke i dëbuar Huthit e mbështetur nga Irani nga shumica e zonave që ata kishin pushtuar muajin e kaluar. Në përgjigje, Huthit deklaruan se kishin sulmuar pika kyçe në Arabinë Saudite, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar "King Khalid" në Riad, një rafineri të "Aramco"-s në Rabigh, aeroportin ndërkombëtar të Abha-s dhe bazën ushtarake Khamis Mushait. Këto pretendime nuk mund të verifikoheshin menjëherë. Arabia Saudite dhe "Aramco" nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment.