IPK heton përdorimin e forcës nga policia gjatë protestës në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës ka hapur një hetim preliminar lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë dhe përdorimin e forcës gjatë protestës së zhvilluar mbrëmë pranë objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në përputhje me kompetencat e përcaktuara me ligj, IPK ka vënë në zbatim planin operativ dhe ka caktuar zyrtarë për të ndjekur nga afër mënyrën e menaxhimit të protestës, komunikimin mes policisë dhe protestuesve, përdorimin e forcës, si dhe përdorimin e pajisjeve e mjeteve të tjera të lejuara.

Hetuesit e IPK-së kanë marrë gjithashtu një ankesë të përcjellë përmes Policisë së Kosovës. Në të, një qytetar pretendon se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet gjatë përdorimit të forcës.

Institucioni ka bërë të ditur se vendimi për nisjen e hetimit është mbështetur edhe në informacionet e mbledhura gjatë monitorimit, pamjet e publikuara në media dhe burime të tjera relevante.

“IPK do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të mandatit ligjor për të sqaruar rrethanat dhe, bazuar në gjetjet e hetimit preliminar, do të vlerësojë hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren”, thuhet në komunikatë.

IPK ka deklaruar se do ta vijojë ushtrimin e mandatit në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të pavarur, me synim garantimin e ligjshmërisë, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe respektimin e standardeve profesionale gjatë zbatimit të ligjit.


Shtuar më 6.10.2026 12:10

Tags: , ,
Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetjojobetsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahiscasinofastcasinofast