Top Channel/ Alarm grabitjesh në Orikum e Dukat/ Hajdutët mësyjnë natën në banesa e biznese
06/10/2026 12:15
Orikumi dhe Dukati janë në alarm për një seri vjedhjesh. Banorët e zonës denoncojnë se prej ditësh banesat dhe bizneset po bëhen objekt i grabitjeve, ndërsa autorët, sipas tyre, veprojnë të maskuar dhe kryesisht në orët e natës.