73-vjeçari Ylli Shakaj ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e një biznesi hidrosanitar në Vlorë.
Mësohet se Shakaj, pronar i këtij aktiviteti, ishte duke shkarkuar një kamion me panele të ndryshme, kur për shkaqe ende të paqarta, panelet janë rrëzuar dhe e kanë zënë poshtë.
Në vendngjarje pritet mbërritja e ekspertizës së Policisë, ndërsa vijojnë ndërhyrjet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën materiale.
Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë: “Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 11:40, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e jashtme të një subjekti, dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej paneleve kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi shtetasin Y. Sh., rreth 70 vjeç, pronari i subjektit.
Si pasojë, shtetasi Y. Sh. ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.
Top Channel