Një tjetër aksident rrugor në aksin Mbrostar-Fier ka rikthyer vëmendjen te problematikat e sigurisë në një prej segmenteve hyrëse të qytetit te Fierit. Aksidenti u shënua në lagjen “Sheq i Madh”, ku një kamionçinë humbi kontrollin dhe përfundoi në krahun tjetër të rrugës, duke dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi.