Aksident në ambientet e një kompanie në Vlorë, humb jetën një person
Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie, në rrethana që dyshohet se lidhen me një aksident në punë.
Sipas dëshmitarëve, viktima dyshohet se ka qenë duke punuar në momentin e ngjarjes, kur materiale të rënda kanë rënë mbi të, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e ambulancës, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e trupit, i cili dyshohet se ka mbetur i bllokuar nën materialet e rënda.
Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa po punohet edhe për të përcaktuar nëse viktima ka qenë duke ushtruar detyrën në momentin kur ndodhi aksidenti.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
Shtyhet seanca për Erion Veliajn, gjykata gjobit avokatët
Ministri Demo dhe Skënder Hita takim me drejtuesit e Policisë në Shkodër
Përballja në NOW, kryebashkiaku i Divjakës: Maznik, mos e voto reformën, Kreu i Komisionit: E ke gabim
- 12:05 Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, Francis Halzen merr Çmimin Nobel në Fizikë
- 11:45 Zonja e dytë e SHBA-së pengohet teksa zbriste nga helikopteri, mbante djalin 3-muajsh (VIDEO)
- 11:45 Wikipedia njofton se ka zbuluar aktivitet të paautorizuar të agjentëve të OpenAI
- 11:43 Nis aksioni për lavazhet, ja afati i fundit për përdorimin e ujit të pijshëm
- 11:37 Aleanca dorëzon kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për shpërdorim të detyrës
- 11:28 Nëna sjell në jetë bebin e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë (VIDEO)