Ndalohet përdorimi i ujit publik nga lavazhet, ja afati
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve do të nisë së...
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve do të nisë së...

Nga 24 korriku i viti 2025 në 6 tetorin e vitit 2026. Janë rreth 15 muaj nga dita kur prokurorët e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Olsi Dado, kanë çuar në gjykatë 13 akuzat e rënda penale ndaj Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë të Tiranës.
Që në momentet e dorëzimit të akuzës deri më sot janë ndërruar dhjetëra avokatë, janë shtyrë me dhjetëra seanca dhe gjyqi nuk po zhvillohet.
Së fundi ka dalë dhe me në video-mesazh ku thotë se prej 20 muajsh e kanë marrë peng. Kush e ka marrë peng kur ka 15 muaj që nuk shkon gjykohet?
Shqiptarët e shohin, e dinë. Bën dhe video-mesazhe me Inteligjencë Artificiale dhe na thotë: Më kanë marrë peng, tani në kopsht do hanë fëmijët falas.
Por 12 vite kryetar bashkie, 10 vite nga të cilat ditë për ditë në detyrë, pse nuk e zgjidhi, po kujtohet tani?
Tani erdhi radha, tani që po ikën nga detyra po kujtohet për shkollat dhe kopshtet se mandati i mbaron pas disa muajsh.
Të shkojmë te thelbi. Pyetja është e thjeshtë: Pse nuk përfundon gjyqi ndaj Veliajt? Kush i shtyn seancat? I shtyjnë prokurorët, mungojnë prokurorët apo i shtyn Erion Veliaj?
Për më tepër, avokati i fundit, Plarent Ndreca, ka marrë edhe një gjobë në gjykatë. Problemi qëndron dhe te fakti që Maks Haxhia ka marrë “peng” Dhomën e Avokatisë, dhe për çështjen "duhet apo s'duhet celulari në seancë gjyqësore" po bojkotohen, po bllokohen gjyqet penale në GJKKO.
Por edhe sikur këto tri seanca t'i ketë vonuar Dhoma e Avokatisë apo edhe ndonjë tjetër rrugës kur bënte grevë në momentet delikate, janë me dhjetëra të tjera të pazhvilluara për shkak të veprimeve të bëra nga Erion Veliaj dhe mbrojtësit e tij ligjorë.
Kaq kohë do të mjaftonte që gjyqi të kishte përfunduar edhe në Apel ndoshta. Por është lidhur pas karriges, ashtu siç e thotë Fan Noli te "Kolltukofagët".
Është lidhur pas karriges së kryetarit të bashkisë, kërkon të shkojë në mbledhje, të sillet si kryetar, të ketë pushtet, megjithëse mandati i mbaron për pak muaj dhe kryeqyteti do të ketë zgjedhje. E mbajti edhe gati dy vite pa kryetar, nuk e la që të zhvillohen zgjedhjet, që Tirana të kishte një kryebashkiak dhe të ecin punët.
E përdori për interesat e tij, të procesit të tij, dhe qytetarët e Tiranës e shikojnë, shqiptarët e shikojnë.
Gjyqi nuk zhvillohet prej 15 muajsh, seancat shtyhen, qytetarët e Tiranës e shikojnë, shqiptarët e shikojnë.
Janë 13 akuza të rënda penale, fakte dhe prova, dosje me mbi 60 mijë faqe, e cila mund të ishte shqyrtuar shumë shpejt, por nuk ka ndodhur dhe kjo për faj të Erion Veliajt. Qytetarët e Tiranës e shikojnë, shqiptarët e shikojnë.
Mund të kishte një përballje të tij me të gjitha faktet dhe provat që ka SPAK-u, Erion Veliaj, dhe t'i çonte te cepi prokurorët, të kishte dalë i pafajshëm dhe të ishte kthyer në liri dhe lider në Partinë Socialiste. Por kjo nuk ndodhi. Qytetarët e Tiranës e shohin, shqiptarët e shohin.
Me skemat e konsulentëve të tij ligjorë, me shtatzënitë, me shtyrjet e proceseve, skenarë të parë dhe të lexuar deri në Gjykatën e Strasburgut, që në finale Erion Veliaj deri tani ka humbur betejën me shqiptarët, betejën me banorët e Tiranës.
Njeriu që pretendonte se është i punëtor, i ndershëm, nuk shkon të përballet dhe të tregojë sa ka punuar dhe sa i ndershëm ka qenë, por i shmanget drejtësisë duke u treguar shqiptarëve se unë në gjykatë nuk po shkoj.
Por shumica e tyre mendojnë qartazi se ky ka frikë të shkojë të gjykohet, sepse aty ka fakte dhe prova që do ta dënojnë.
Pra, Erion Veliaj është një fajtor, ndaj dhe nuk shkon të gjykohet, ndaj dhe shtyn pafundësisht seancat, sepse Erion Veliaj është një fajtor, sepse ka shkelur ligjin, ka abuzuar me detyrën dhe, duke e ditur se çfarë ka në ato dosje, kërkon të shpëtojë me teknikalitete, me grevat e avokatëve, vendimin e tyre.
Kur në fakt 15 muaj do të ishin të mjaftueshme që Erion Veliaj të ishte gjykuar dhe pse jo, të kishte dalë i pafajshëm nga akuzat.
Por ai nuk shkon të gjykohet, sepse ai e di që është fajtor. Dhe qytetarët e Tiranës e kanë parë dhe e dinë që ai është fajtor. Dhe shqiptarët e kanë parë dhe e dinë që ai është fajtor.
Prandaj dhe nuk shkon të gjykohet. Një i pafajshëm shkon dhe përballet me drejtësinë, një fajtor kërkon t'i shmanget asaj./ CNA
Ministri Demo dhe Skënder Hita, takim me drejtuesit e Poli...
Me skema dhe skenarë të përsëritur kryebashkiaku i arrestu...
Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqit...
“Rrugë baltore, rrugë e plehrave dhe e kafshëve”. Kështu e...
Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dh...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar ashpër sulmin ndaj...
Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi janë rikthyer në postet në Bas...
Një ndryshim tjetër i parashikuar në hartën e re administr...
Këtë të hënë po mbahet protesta qytetare e 128-të kundër q...
Gazetarja Klodiana Lala ka reagur lidhur me sulmin e bërë ...
Gazetari Basir Çollaku hodhi sot akuza të forta në drejtim...
Sot pasdite, gazetari Bledi Mane, pasi kishte dalë i shoqë...
Drejtuesi i emisionin humoristik “Portokalli”, Agron Llaka...
SPAK ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e adm...
Administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, ës...
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, zhvilloi këtë ...
Pas çdo hetimi të bujshëm të Prokurorisë së Posaçme me pro...
Gazetari Bledi Mane është sulmuar këtë të hënë nga disa pr...
Qytetarët po protestojnë para godinës së Kuvendit, ku mome...
Alfred Lela, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Parti...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin...
Një aksident u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rr...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa ndëshkimore pa...
Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, pasi dyshohe...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partis...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Ham...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Subvencioni i ri për automobilët elektrikë i ka tejkaluar ...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për f...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...