Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha, dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, konferencë me gazetarët

Xhixho: 34 milionë euro për KAYO-n, paratë e mbrojtjes përfunduan te biznesi i kuajve

Xhixho: 34 milionë euro për KAYO-n, paratë e mbrojtjes përfunduan te biznesi i kuajve

12:17, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në rrjete sociale, deputetja e PL Erisa Xhixho denoncon atë që e cilëson si një skemë korruptive rreth KAYO-s dhe kompanive të lidhura me të.

Xhixho ngre pikëpyetje mbi destinacionin e 34 milionë eurove të dhëna për industrinë e mbrojtjes dhe pretendon se paratë publike janë orientuar drejt bizneseve të lidhura me TIMAK, KAYO dhe Equos Resort.

Ajo u shpreh se në këtë rrjet marrëdhëniesh shfaqen edhe emrat e Ron Yeffet dhe Ergys Agasit.

Deputetja kërkon që SPAK të hetojë gjurmën e parave, kontratat, transfertat dhe pasuritë e përfshira, ndërsa ngre si çështje më vete përdorimin e një pasurie të kaluar te KAYO në dokumentacionin e një tenderi të TIMAK në Ukrainë.

“SPAK duhet të hetojë Edi Ramën”, shkruan Xhixho, duke e lidhur përgjegjësinë politike për këtë çështje me kryeministrin.

Postimi i plotë:

KAYO dhe skema korruptive mori 34 milionë euro për armët nga buxheti i shtetit, por paratë përfunduan te biznesi i kuajve!

Kayo-Timak është skandali i radhës i qeverisë Rama. Faktet dhe lidhjet janë të qarta dhe nevoja për hetim është emergjente!

Miqtë e Ramës, Ron Yeffet dhe Ergys Agasi, shfaqen në një rrjet marrëdhëniesh biznesi ku ndërthuren TIMAK, KAYO, TIMAK Defence dhe Equos Resort. 34 milionë eurot e dhëna Ron Yeffetit ngrenë një pyetje themelore: ku kanë përfunduar paratë publike të destinuara për industrinë e mbrojtjes? Kush ia dha pushtetin Ronit që të ndërmjetësojë dhe të krijojë këtë skemë korrupsioni?

Skandali nuk mbyllet këtu.

Në vitin 2025, TIMAK paraqiti në një tender ndërkombëtar në Ukrainë dokumentacion për përdorimin e një magazine. Ish-Uzina e Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve, e cila me vendim të Këshillit të Ministrave, më 12 mars 2025, i kaloi në pronësi KAYO-s.

Megjithatë, më 13 korrik 2025, kjo pasuri rezulton në dokumentet e tenderit si pjesë e kapaciteteve të TIMAK. Dhe vetëm një muaj më pas, në gusht 2025, krijohet TIMAK Defence, ku KAYO hyn si aksionere dhe kontribuon pikërisht me këtë pasuri.

Si u përdor një pasuri shtetërore në dokumentacionin e një kompanie private?

Kush e lejoi? Kush përfitoi?

Pra, paratë e sektorit të mbrojtjes janë orientuar drejt aktivitetit të hipizmit në Equos Resort.

Pushteti i Ronit, Gysit etj., buron vetëm nga Edi Rama. Vetëm me bekimin e tij, këta dy individë mund të merreshin me punët e pista të vendit dhe me kordinimin e grupeve kriminale.

Provat janë të qarta. SPAK duhet të ndjekë paratë. Të kontrollojë çdo kontratë, çdo dokument, çdo transfertë dhe çdo pasuri.

SPAK duhet të hetojë Edi Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco