Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja/ Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij dërgohen në gjyq, akuzohet edhe punonjësi i sigurisë

    Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

    Elseid Hysaj në radarët e Fiorentinës, por sërish i prish punë “rivali” Darmian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja/ Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij dërgohen në gjyq, akuzohet edhe punonjësi i sigurisë
    Aktualitet

    Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja/ Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij dërgohen në gjyq, akuzohet edhe punonjësi i sigurisë

    October 6, 2026
    Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja/ Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij dërgohen në gjyq, akuzohet edhe punonjësi i sigurisë

    Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja dhe ka dërguar në gjyq tre persona, mes tyre Elvis Shkambin, i akuzuar për tre vepra penale, si dhe xhaxhain e tij, Gjon Shkambin.

    Në gjyq do të përballet edhe punonjësi i sigurisë së Gjykatës, Banush Koxhaj, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”.

    Sipas Prokurorisë, Elvis Shkambi akuzohet për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër palëve ndërgjyqëse, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    Ndërkohë, gazetarja e Top Channel bën me dije se Gjergj Shkambi është dërguar në gjyq për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj. akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

    Sipas hetimeve, më 6 tetor 2025, pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari A.K. gjatë një seance për “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, Elvis Shkambi nxori nga brezi një pistoletë dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit.

    Më pas, sipas Prokurorisë, ai e drejtoi armën edhe ndaj dy personave të tjerë që tentuan të largoheshin nga salla, duke plagosur njërin në dorën e djathtë dhe duke dëmtuar tjetrin në trup.

    Pas ngjarjes, Elvis Shkambi ia dorëzoi armën punonjësit të sigurisë dhe doli në oborrin e gjykatës, ku u kap në flagrancë.

    Prokuroria thotë se nga hetimet rezultoi se Elvis Shkambi e kreu veprën në bashkëpunim me Gjon Shkambin. Një nga provat e përmendura në dosje është edhe deklarimi i Elvis Shkambit se e kishte pasur armën edhe në seanca të tjera dhe se xhaxhai i tij ishte në dijeni të këtij fakti.

    Në lidhje me punonjësin e sigurisë, Prokuroria konstaton se Elvis dhe Gjon Shkambi kanë hyrë në gjykatë pa iu nënshtruar kontrollit fizik, ndërsa njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete.

    Sipas akuzës, Koxhaj nuk kreu kontrollin fizik dhe nuk bëri as regjistrimin e tyre në librin e hyrje-daljeve. Për këtë arsye, ai akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

    Tashmë dosja i kalon Gjykatës, e cila do të shqyrtojë akuzat dhe provat e administruara gjatë hetimit.

    akuzë dërgimi në gjyq dosja e vrasjes Drejtësia Elvis Shkambi Gjykata gjyqtari Kalaja hetim penal hetimet KALAJA kronikë proces gjyqësor Prokuroria punonjësi i sigurisë shqipëri vrasja e gjyqtarit kalaja vrasje vrasje e gjyqtarit Xhaxhai i Elvis Shkambit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja/ Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij dërgohen në gjyq, akuzohet edhe punonjësi i sigurisë

    October 6, 2026

    Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

    October 6, 2026

    Elseid Hysaj në radarët e Fiorentinës, por sërish i prish punë “rivali” Darmian

    October 6, 2026

    Trump: Një kërcënim bëri që SHBA t’i tërhiqte bombarduesit nga RAF Fairford

    October 6, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.