Nicole Kidman dhe vajza e saj 15-vjeçare, Faith Margaret, u shfaqën së bashku në sfilatën e Chanel gjatë Javës së Modës në Paris, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre.
Dyshja mori pjesë në prezantimin e koleksionit pranverë-verë 2027 të shtëpisë së modës, të zhvilluar në Grand Palais më 5 tetor. Në rreshtin e parë ishin edhe emra të tjerë të njohur, mes tyre Dua Lipa dhe Pedro Pascal.
Kidman, e cila është ambasadore e Chanel, zgjodhi një veshje në tonalitete gri, të kombinuar me geta të zeza, këpucë me taka dhe një çantë në ngjyrë bordo.
Faith, ndërkohë, u shfaq me një kardigan të zi të Chanel, të cilin e kombinoi me xhinse dhe këpucë me taka bardhë e zi. Paraqitja e saj tregoi një stil më të thjeshtë dhe të përshtatur me moshën.
Për Nicole Kidman, kjo nuk është hera e parë që merr pjesë në eventet e Chanel së bashku me vajzat e saj. Në mars, ajo ishte shfaqur në një event të markës me Faith dhe vajzën e madhe, Sunday Rose.
Ndërkohë, 18-vjeçarja Sunday Rose po ndërton edhe një karrierë në modë. Një ditë para sfilatës së Chanel, ajo u shfaq në pasarelën e Valentino-s gjatë Javës së Modës në Paris.
Sfilata e Chanel për koleksionin pranverë-verë 2027 u drejtua nga stilisti Matthieu Blazy dhe solli një interpretim të ri të elementeve klasike të markës, me një kombinim mes kostumeve tradicionale, veshjeve sportive dhe siluetave më të lirshme.