
Imazhi që u prezantua për herë të parë në vitin 2023 si një ndërhyrje e përkohshme në sheshin Skënderbej, tanimë rikthehet në një formë të re artistike, një instalacion, një mozaik me qindra mijëra copëza qelqi që reflektojnë një pasuri të Shqipërisë.
38 prej specieve më të veçanta dhe të kërcënuara të faunës shqiptare janë mbledhur në një vepër arti. Kledi Eski në bashkëpunim me Anna Paola Franceschi dhe një ekip ndërkombëtar sjell në zemër të kryeqytetit jo vetëm një vepër arti, por edhe një mesazh sensibilizues.
Është shumë punë pas këtij procesi. Kemi vizituar shkolla arti, punishte, për të mbërritur në këtë ide. Një ekip me artistë ndërkombëtarë, me shumë pikëpyetje. Na thanë mund të përfshijmë inteligjencën artificiale, por thamë jo. Pastaj na tha, po mund ta bëjmë, por na sillni kafshët këtu. As kjo nuk mund të bëhej. Ka qenë një proces ku natyra do të duhej të fliste me gjuhën event, ndaj jam i lumtur që e prezantoj kështu sot bashkë me një ekip fantastik.
Të gjithë e dimë se sa e bukur është Shqipëria. Ka një pasuri të jashtëzakonshme që nga relieve, bregu, malet, kodrinat, peisazhe që të lënë pa frymë, por edhe me specie të veçantë e të rrezikuara. Jam shumë e lumtur t’i them miqve të mi ejani në Shqipëri se është fantastike, por duhet t’i mbrojmë këto pasuri.
Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë drejtues të PPNEA-s, përfaqësues të Fondacionit Heinrich Böll, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, si dhe të rinj e dashamirës të natyrës.
Është e vërtetë që në fillim unë mendova që në këtë projekt të përfshinin Inteligjencën artificiale, por më vjen mirë që besova idenë e një ekipi artistësh që sot prezanton këtë mozaik.
Biodiversiteti mund të duket si një term shumë teknik, por është një praktikë e gjallë, është përditshmëria jonë, është ajo që e bën njeriun të bashkëjetojë me dinjitet me natyrën. Mund të duken terma të shtëpisë europiane, por janë terma të jetës suaj. Mikro-organizmat, speciet, kafshët, insektet, lumenjtë, dete ndërtojnë veten me ju. Ata na japin ushqim, ajër, jetë.
Mozaiku erdhi si një përvojë artistike shoqëruar edhe me një ekspozitë po në sheshin Skënderbej. (A2 Televizion)