Berisha akuza qeverisë për favorizim të biznesmenit Yeffet: Ka përfituar 45 milionë euro dhe prona shtetërore

6 Tetor 2026 | 12:54

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përfshirje, sipas tij, në një skemë përmes së cilës biznesmeni Roni Yeffet është favorizuar me fonde dhe prona publike.

Në një konferencë për mediat, Berisha pretendoi se Yeffet ka përfituar rreth 45 milionë euro nga buxheti i shtetit, si dhe prona shtetërore.

Duke folur për përfitimet që, sipas tij, ka marrë biznesmeni, Berisha tha se Yeffet është bërë pronar i ndërtimeve dhe pronave në zonën e Shkozës dhe në ish-Kombinatin e Traktorëve, si dhe i fondeve publike.

“Imagjinoni ju, Roni Yeffet brenda natës bëhet pronar i të gjitha ndërtimeve që ekzistojnë në Shkozë apo në ish-Kombinatin e Traktorëve, bëhet pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit. Të gjitha shartimet që kanë bërë njëri me tjetrin me kompani të ndryshme, nga më absurdet, duke shitur kompani me 1 euro, kompani me kapital 1.5 euro. I gjithë rrjeti i kompanive është në kundërshtim flagrant me standardet e përcaktuara për kompani të kësaj fushe”, u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veliaj mesazh me inteligjencë artificiale: Drekë falas për çdo nxënës, asnjë pengmarrje nuk na ndal (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në rrjetet sociale një video të krijuar me inteligjencë artificiale, përmes së cilës bën një bilanc...
12:23 | 06/10/2026

Kapitulli 20 në tryezën e Brukselit, Shqipëria synon mbylljen e përkohshme

Në Bruksel po zhvillohet sot mbledhja e grupit të punës për Zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian (COELA), ku në fokus është...
10:56 | 06/10/2026

BE përgatit rregullat për zgjerimin, Shqipëria mes katër kandidatëve më të avancuar

Komisioni Evropian pritet të prezantojë të martën, më 6 tetor, një dokument të shumëpritur mbi mënyrën se si Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për zgjerimin...
10:51 | 06/10/2026