Detaje nga ngjarja në Vlorë: Humb jetën pronari i objektit, teksa ishte duke kaluar, e zënë poshtë materialet e ndërtimit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2026, 12:57 | Kronikë

Detaje nga ngjarja në Vlorë: Humb jetën pronari i objektit, teksa

A2 CNN ka mësuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Vlorë, ku një person humbi jetën pasi e zunë poshtë materiale të rënda. Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndërruar jetë pronari i objektit, Ylli Shakaj.

A2 CNN raporton se atij i kanë rënë sipër materiale ndërtimi tip sanduiç teksa ka qenë duke kaluar pranë tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e ambulancës, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, pasi dyshohet se trupi i viktimës ndodhet i bllokuar nën materialet e rënda.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse viktima ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e jashtme të një subjekti, dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej paneleve kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi shtetasin Y. Sh., rreth 70 vjeç, pronari i subjektit.

Si pasojë, shtetasi Y. Sh. ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos