Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza në lidhje me marrëdhëniet mes biznesmenit Ron Yeffet, ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, biznesmenit Ergys Agasi dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë.
Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se Vlora Hyseni ka mohuar lidhjet me Ergys Agasin, por është shprehur se bashkëjetonte me Ron Yeffet.
Sipas tij, biznesmeni Yeffet kontrollonte kokë e këmbë Belinda Ballukun, ndërsa SHISH ishte nën mbikëqyrje të dyfishtë.
“Ron Yeffet kontrollonte kokë e këmbë Lubi Ballukun. Të gjitha firmat. Ndërkohë unë, dhe duhet tu rikujtoj për të patur të qartë pushtetin e tij, se në Komisionin e Sigurisë, Vlora Hyseni, e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të vecantë me të dhe ka deklaruar se bashkëjetonte me Ron Yeffet.
E kuptoni si ishte ngërthyer SHISH. Në një anë Gagasi dhe në anën tjetër Ron Yeffet.
Kur e dëgjova këtë fjalë mendova se ishte një shpoti për Lubinë, Por burime të besueshme më thanë mua se ajo ka shprehur një të vërtetë. Ndaj SHISH ishte në një kontroll të dyfishte të Agasit dhe Ron Yeffet”, deklaroi Berisha.














