Tiranë, dyshohet se do shisnin dro'gë pranë shkollave, arrestohen tre persona (EMRAT)
Lajmifundit
/
6 October 2026, 11:59
Aktualitet

Shitja e lëndëve narkotike pranë shkollave të Tiranës vijon të jetë në fokus të operacioneve të policisë. Tre persona të dyshuar si pjesë e skemës së shpërndarjes së drogës kanë përfunduar në pranga.
Bëhet fjalë për Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko, ndaj të cilëve ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Tre të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Ata ishin në kërkim që pas operacionit të zhvilluar ditët e fundit nga Policia e Tiranës, ku u goditën disa grupe që vepronin thuajse në të gjithë kryeqytetin.


