Sport

‘Duhet të mendoj për karrierën’/ Mbyllet sezoni për Jannik Sinner, numri 1 i botës rikthehet të luajë në 2027…

Viti 2026 i Jannik Sinner mbyllet me fitoren e madhe në Wimbledon në 12 korrik. Tenisti italian, vendosi të zgjedhë të vijojë me terapinë konservative për të trajtuar problemet në gjurin e djathtë që i dhemb prej më shumë se 3 muajsh dhe do të kthehet në fushën e lojës në vitin 2027 dhe takimi i parë do të jetë Austrialian Open që do të luhet në 11-31 janar 2027.

‘Unë së bashku me mjekët vendosëm se gjuri im ka nevojë për trajtim dhe kjo do të thotë që viti 2026 për mua është mbyllur zyrtarisht-tha Sinner përmes një videomesazhi në rrjetet sociale-finalet e sezoneve të fundit, sidomos ato në Torino, më kanë dhuruar emocione dhe ndjesi shumë të bukura, këtë vit do të jetë ndryshe duke qenë se duhet të mendoj për karrierën time në një afat të gjatë kohe. Do të bëj ç’është e mundur për t’u kthyer në 100% të formës. Ju falenderoj për mbështetjen dhe shpresojmë që të rishihemi së shpejti në fushë.’

Pas këshillës së stafit të tij mjekësore, Sinner do t’i nënshtrohet  një trajtimi për inflamacion të gjurit, një vendim që u mor për t’i dhënë Sinner kohën e nevojshme për t’u rikuperuar përpara fillimit të përgatitjeve për vitin 2027.

Fakti që Sinner do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për muajt e mbetur të 2026, do të sjellë edhe ndryshimin në renditjen botërore. Do të jetë vetëm çështje kohe që Alexander Zverev të jetë numri 1 i botës me gjermanin që është vetëm 1280 pikë pas Sinner me italianin që do të ruajë pozicionin e tij deri në finalen e ATP Vjenë për të shkuar në 95 javë radhazi si numri 1 i botës.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.