Celebrities Gossip Showbiz

Dua Lipa surprizon në sfilatën e Chanel në Paris!

Dua Lipa ishte ndër emrat më të spikatur në rreshtin e parë të sfilatës së Chanel, e zhvilluar në Grand Palais në Paris, ku shtëpia franceze prezantoi koleksionin Pranverë/Verë 2027.

Këngëtarja shqiptare zgjodhi një veshje të kuqe me motive të mëdha lulesh, të dekoruar me pupla të bardha dhe të kuqe. Seti përbëhej nga një pjesë e sipërme pa mëngë dhe një fund me një të çarë të lartë në njërën anë.

Pamjen e kompletoi me këpucë dyngjyrëshe në rozë të hapur dhe të zezë, një çantë të dekoruar me perla dhe bizhuteri në ngjyrë ari. Flokët i kishte mbledhur në një bisht të lëmuar, ndërsa grimi ishte në tone të buta dhe natyrale.

Veshja ishte pjesë e koleksionit Cruise 2026/27 të Chanel dhe përputhej me atmosferën e sfilatës së re, ku puplat, motivet e shpendëve dhe elementet që lidhen me lirinë ishin ndër temat kryesore të prezantimit.

Në një prononcim për Vogue, Dua Lipa e përshkroi zgjedhjen e saj me një qasje të drejtpërdrejtë ndaj modës:

Për këtë look vendosëm që më shumë është më mirë, më shumë është më mirë, dhe kështu më pëlqen mua.

Dua ishte në shoqërinë e disa prej emrave më të njohur të industrisë së argëtimit, mes tyre Nicole Kidman, e cila mori pjesë në event së bashku me vajzën e saj Faith, Pedro Pascal, Alexa Demie, Olivia Wilde dhe Rosie Huntington-Whiteley.

Sfilata e Chanel u drejtua nga Matthieu Blazy, i cili prezantoi 83 veshje dhe solli një interpretim modern të elementeve tradicionale të markës, duke ndërthurur kostumet klasike me silueta më të lira, materiale të tejdukshme dhe detaje më të guximshme.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.