Tiranë, kapen 3 persona për një seri vjedhjesh, sekuestrohen 10 mjete të dyshuara të vjedhura

6 Tetor 2026 | 13:08

Tre operacione policore janë finalizuar në Tiranë dhe Rinas, në kuadër të hetimeve për një seri vjedhjesh, disa prej të cilave janë kryer me dhunë.

Si rezultat i administrimit të kallëzimeve të qytetarëve dhe veprimeve hetimore, policia ka arrestuar tre persona, ndërsa ka sekuestruar 10 mjete të dyshuara të vjedhura.

Operacioni “Navigator”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, ku u arrestuan F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç.

Dy personat dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura.

Operacioni “October”

Në kuadër të operacionit “October”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë K. K., 26 vjeç.

Sipas policisë, 26-vjeçari dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse nga qafa një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Nga hetimet dyshohet gjithashtu se i arrestuari ka kryer një tjetër vjedhje me dhunë në të njëjtën zonë, më 2 tetor 2026.

Operacioni “Kilometrazhi”

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizoi operacionin “Kilometrazhi”.

Gjatë këtij operacioni u arrestua Y. A., 38 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas. Automjeti u lokalizua më pas në Durrës dhe u sekuestrua nga policia si provë materiale.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale të personave të arrestuar në fushën e vjedhjeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident tragjik në një kompani në Vlorë, humb jetën pronari, e zënë poshtë materialet e rënda

Një aksident tragjik ka ndodhur në ambientet e një kompanie në Vlorë, ku ka humbur jetën pronari i objektit, Ylli Shakaj. Sipas të dhënave paraprake,...
13:01 | 06/10/2026

Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Prokuroria përfundon hetimet dhe çon për gjykim 3 persona

6 tetori shënon një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit...
12:35 | 06/10/2026

Aksident në ambientet e një kompanie në Vlorë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie, në rrethana që dyshohet se lidhen me një aksident në punë. Sipas dëshmitarëve, viktima dyshohet...
12:17 | 06/10/2026