E zunë poshtë panelet që po shkarkonte, 73-vjeçari vlonjat pronar i biznesit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.10.2026, 13:16

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Vlorë, ku një 73-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e biznesit të tij hidrosanitar.

Viktima është identifikuar si Ylli Shakaj, pronar i aktivitetit. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari po merrej me shkarkimin e një kamioni të ngarkuar me panele, kur ngarkesa është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.

Pavarësisht ndërhyrjes, 73-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa po vijojnë përpjekjet për nxjerrjen e trupit, i cili ndodhet ende nën panelet e rrëzuara.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar se si ndodhi incidenti dhe nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë gjatë procesit të shkarkimit.

Ekspertët pritet të kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e plota të tragjedisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit