Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza ka akuzuar partinë Vetëvendosje për pavendosmëri duke e mbajtur atë përgjegjës për situatën e krijuar në Kosovë. “Unë nuk besoj që vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Unë besoj se duhet të ketë stabilitet politik, institucional. Ka pasur opsione, nuk të pëlqen me PDK-në, bëje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. ‘Me LDK-në s’po më pëlqen, me PDK-në s’po më pëlqen’. ME LDK-në kritere tjera, me PDK-në të tjera. Prandaj, [Vetëvendosje] është përgjegjëse për situatën e krijuar në vend” Hamza, ka deklaruar se kërkesa e partisë së tij është thirrja e seancës së Kuvendit dhe votimi në lexim të dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara. Teksa është ndalur edhe tek protesta e 5 tetorit, kreu I PDK ka shprehur keqardhje për tensionet, ndërsa I ka quajtur veprimet e qytetarëve “jo proporcionalë”.