City nën presion për lidhje me një kompani që merret me kriptomonedha

Manchester City po përballet me pikëpyetje të reja lidhur me marrëdhënien e tij me kompaninë e kriptomonedhave OKX, sponsori që shfaqet në mëngën e fanellës së klubit anglez.

OKX u gjobit vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara me rreth 504 milionë dollarë, ose 381 milionë paund, pasi autoritetet amerikane e akuzuan kompaninë për shkelje të rregullave kundër pastrimit të parave.

Sipas një gjykate në Nju Jork, platforma kishte lehtësuar transaksione të dyshimta dhe lëvizje fondesh të lidhura me aktivitete kriminale në një shkallë prej më shumë se 5 miliardë dollarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

OKX u bë partneri zyrtar i Manchester Cityt në vitin 2022, ndërsa një vit më vonë palët nënshkruan një marrëveshje sponsorizimi me vlerë rreth 55 milionë paund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, lidhja mes dy palëve është vënë sërish në qendër të debatit pas problemeve ligjore të kompanisë së kriptomonedhave.

OKX është përballur edhe me procedime dhe masa rregullatore në vende të tjera. Filiali i saj europian është gjobitur në Maltë për shkelje të rregullave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndërsa kompania ka paguar gjithashtu më shumë se 700 mijë paund në Kanada për shkelje të rregullave që lidhen me operimin e saj.

Debati bëhet edhe më i fortë për shkak të situatës së vetë Manchester Cityt. Klubi është shpallur fajtor për një numër të madh shkeljesh të rregullave financiare të Premier League dhe vazhdon ta apelojë vendimin, duke mohuar akuzat për keqbërje.

Në këtë kontekst, një burim i industrisë së futbollit ka ngritur pikëpyetje mbi faktin se përse City nuk e ka ndërprerë bashkëpunimin me OKX.

“Pse City nuk e ka ndërprerë këtë marrëdhënie, veçanërisht kur sponsorizimi i klubit është nën një vëzhgim kaq të madh?”, është shprehur burimi.

Photo illustration of the OKX logo displayed on a smartphone screen.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?