Sport

“Nuk ka kundërshtar të lehtë”, Maran: Shanset për vendin e parë janë të njëjta

Në prag të ndeshjes me San Marinon, trajneri Rolando Maran dhe futbollisti i kombëtares shqiptare Rey Manaj dolën në konferencë për shtyp, ku ndër të tjera nuk e quajnë të lehtë një kundërshtar si San Marino.

Vlerësim maksimal për këtë kombëtare, edhe pse detyra është e panegociueshme: të marrin 3 pikë sot në kryeqytet.

“Kur dëgjoj të thuhet “e lehtë” më vijnë drithërimat, sepse ka ndeshje që mund të jenë më pak apo më shumë të lodhshme, por të lehta nuk ka. E pamë në San Marino, ku për 15 minuta ulëm ritmin dhe rrezikuam të pësonim gol. Kjo tregon qartësisht vështirësitë që mund të krijojë çdo ekip kur je ti i pari që ia krijon këto lehtësi tjetrit. Mundësitë për vendin e parë janë të njëjtat. U thashë të rrinë me kokën lart se po hyjnë në fushë me të njëjtën sjellje e atë dëshirë për të bërë futboll siç bëmë në Helsinki. Nuk duhet të preokupohemi me rezultatin, por vetëm të jemi këta, me këtë sjellje e vëmendje”, tha Maran.

Ndërsa Manaj theksoi: “Janë statistika që i shohin njerëzit jashtë. Kryesorja është që të bëjmë gol, se pastaj i bëjmë me goditje këndi apo me goditje dënimi apo me aksione nuk ka rëndësi. Absolutisht që ne punojmë për të gjitha situatat. Ishalla të kemi fat nesër dhe t’i bëjmë me aksione golat, që të jeni edhe jut ë lumtur”.

  

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.