Skandali/ “TIMAK” aplikoi për tender në Ukrainë, drejtuesja përdor pronën e “KAYO”-s për interesa të Yeffet-it
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u evidentua se niveli i ndotjes ishte i lartë dhe sipas klasifikimeve ishte në klasën V, që përkthehej gjendje e keqe, CNA zbardh një tjetër raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit që tregon ndotjen e Liqenit Artificial të Tiranës.
KLSH ka kryer auditimin Tematik të Përputhshmërisë “Ndotja e Liqenit Artificial të Tiranës” ku ngrihet alarmi për ndotjen e Liqenit Artificial të Tiranës në të cilin janë zhvilluar disa alga me ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë duke mbuluar sipërfaqe të konsiderueshme dhe që emetojnë në ajër një aromë të pakëndshme dhe shqetësuese për qytetarët që e frekuentojnë.
Auditimi ka si objekt vlerësimin dhe analizimin e masave të marra nga institucionet përgjegjëse për problematikën e evidentuar mbi ndotjen ujore dhe dëmtimin e botës së gjallë, në basenin e Liqenit Artificial të Tiranës dhe mbuloi periudhën e viteve 2021-2024.
Në lidhje me ndotjen e Liqenit Artificial të Tiranës, një ekspert i fushës është shprehur se përmbajtja e rritur e nutrientëve (fosfateve etj.) si dhe saturimi i vogël me oksigjen, tregon se ky liqen është në gjendje eutrofike (“I sëmurë”). Përkeqësimi i kësaj gjendjeje do ta bëjë të pamundur jetesën e gjallesave në këtë trup ujor.
“Gjatë vrojtimit të liqenit, është vënë re një popullatë shumë e madhe e shpendëve, që tregon se në liqen shpendët kanë gjetur ushqim të bollshëm (biomasë e bollshme). Përmbajtja e rritur e nutrientëve (fosfateve etj.) si dhe saturimi i vogël me oksigjen, tregon se ky liqen është në gjendje eutrofike ('I sëmurë'). Përkeqësimi i kësaj gjendjeje do ta bëjë të pamundur jetesën e gjallesave në këtë trup ujor. Dukuria e ngordhjes së peshqve në mënyrë masive, dalja e tyre në sipërfaqe për shkak të mungesës së oksigjenit e konfirmon gjendjen e degraduar dhe praninë masive të shpendëve. Përmbajtja e lartë e nutrientëve dhe e ulët e oksigjenit tregon se në liqen ka derdhje të shumta, qoftë të substancave të pasura me azot dhe fosfor, qoftë edhe të substancave reduktuese, të cilat konsumojnë oksigjenin. Gjithashtu, kur ka një akumulim të biomasës (bimësisë), pas 'vdekjes' së bimëve ose algave, fillon procesi i dekompozimit, i cili kërkon oksigjen dhe çon në një ulje të përmbajtjes së oksigjenit të tretur në ujë, veçanërisht në orët e errësirës, kur fotosinteza ndalon dhe ndodh respiracioni. Kjo e bën ekuilibrin e oksigjenit një faktor delikat të cilin duhet ta monitorojmë në liqen”, ka deklaruar eksperti B.B.

Në këtë raport ngrihet alarmi se, në liqen shkarkohen ujëra të ndotura urbane të patrajtuara.
KLSH thekson se për këtë fenomen Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka realizuar asnjëherë monitorime, si dhe nuk ka marrë asnjë masë konkrete për evidentimin e shkaktarëve të ndotjes, marrjen e masave ndaj tyre si dhe zgjidhjen e problematikës.
“Për periudhën objekt auditimi 2021-2024, por edhe përtej kësaj periudhe (minimalisht që nga viti 2015), AKM nuk ka realizuar asnjëherë monitorime vjetore për Liqenin Artificial të Tiranës. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, pavarësisht se ka evidentuar dhe faktuar edhe nga rezultatet e analizave të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, se në liqen shkarkohen ujëra të ndotura urbane të patrajtuara (që në muajin tetor 2024), përveç korrespondencave shkresore, nuk ka marrë asnjë masë konkrete për evidentimin e shkaktarëve të ndotjes, marrjen e masave ndaj tyre si dhe zgjidhjen e problematikës”, thuhet në raport.
Nga inspektimi është zbuluar se janë konstatuar 8 pika aktive ku kryhej shkarkimi i ujërave në liqen nga subjektet me veprimtari ekonomike.
KLSH në raport evidenton se kemi të bëjmë me një situatë kritike mjedisore dhe se inspektimi i kryer nga Agjencia Rajonale Mjedisore Tiranë nuk ka qenë i plotë dhe nga ana e institucioneve nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret mbi identifikimin e ndotësve.
“Pavarësisht se kemi pasur të bëjmë me një situatë kritike mjedisore, inspektimi i kryer nga ARM Tirana nuk ka qenë i plotë, si dhe nga ana e institucioneve nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për identifikimin e ndotësve, për të vlerësuar nëse ka edhe subjekte që disponojnë leje mjedisore, për të vijuar më tej me marrjen e masave për eliminimin e shkarkimeve të ujërave të patrajtuar/ të ndotur (urbane/ industriale, etj.) drejtpërdrejt në liqen”.

Një tjetër problematikë që evdientohet në raportin e KLSH është sipas të dhënave të vendosura në dispozicion zona brenda Parkut të Madh të Liqenit Artificial nuk mbulohet nga rrjet kanalizimesh për ujërat e ndotura urbane.
Për këtë, KLSH thotë se Bashkia Tiranë dhe institucionet e varësisë nuk kanë asnjë informacion, si dhe nuk kanë kryer asnjë verifikim në terren, mbi metodat e trajtimit individual të ujërave të ndotura nga subjektet që operojnë brenda territorit të PMLAT.

Po ashtu theksohet se institucionet në varësi të Bashkisë së Tiranës nuk kanë informacion mbi gropat septike të subjekteve që ndodhen në territorin e PMLAT, mbi vendndodhjen e tyre apo mbi menaxhimin/pastrimin e tyre.
KLSH thotë se gjithashtu nuk ka një numër të saktë të subjekteve që operojnë në këtë territor.
“Institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë (APR, UKT Sh.a, etj.) nuk kanë informacion mbi gropat septike të subjekteve që ndodhen në territorin e PMLAT, mbi vendndodhjen e tyre apo mbi menaxhimin/pastrimin e tyre, në mospërputhje me funksionet e bashkisë të përcaktuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, neni 23, pika 2 “Në fushën e 7 infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura”, gjithashtu nuk ka një numër të saktë të subjekteve që operojnë në këtë territor”, nënvizon raporti./ CNA
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin...
Një aksident u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rr...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa ndëshkimore pa...
Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, pasi dyshohe...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Policia ka arrestuar ish-kreun e agjencisë së inteligjencë...
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partis...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Ham...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për f...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...