Në kuotën e 13 golave, Rey Manaj gati për të thyer rekordin e Erjon Bogdanit

Nga Dea Kozma
6 Tetor 2026, 13:23 | Futboll

Rey Manaj po përjeton një moment të artë me fanellën kuqezi dhe statistikat e fundit e konfirmojnë këtë.

Sulmuesi i Shqipërisë shënoi edhe në transfertën ndaj Finlandës, duke gjetur rrjetën që në minutën e katërt. Edhe pse kuqezinjtë nuk arritën të merrnin pikë në Helsinki, Manaj e bëri sërish detyrën e tij.

Në dy ndeshjet e fundit me Kombëtaren, 29-vjeçari ka regjistruar dy gola dhe një asist, një ritëm që e afron gjithnjë e më shumë me emrat historikë të futbollit shqiptar.

Manaj tashmë ka 13 gola me Shqipërinë, duke barazuar Ervin Skelën dhe Sokol Cikalleshin në listën e golashënuesve kuqezi. Vetëm një gol më shumë ka Alban Bushi, shkruan A2.

Por, objektivi i radhës është edhe më i madh. Përpara Manajt është Erjon Bogdani, rekordmeni i Shqipërisë me 18 gola. Me tre ndeshje të tjera në program, ndaj San Marinos, Finlandës dhe Bjellorusisë, sulmuesi mund ta ngushtojë ndjeshëm diferencën me legjendën kuqezi.

Forma e tij është një nga pikat pozitive për Shqipërinë dhe tashmë çdo gol i Manajt e afron më shumë me majën e historisë së Kombëtares. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos