LIVE UPDATES
Politike

Erion Veliaj mesazh me Inteligjencë Artificiale: Edhe pse duan të më largojnë nga qyteti do ketë drekë falas për nxënësit

Me anë të një mesazhi të publikuar në Facebook dhe të krijuar me Inteligjencë Artficiale, Veliaj ka deklaruar se edhe pse po tentojnë që ta largojnë nga qyteti, Inteligjenca Artificiale është e vetmja mënyrë që ai mund të komunikojë me qytetarët.   

6 Tetor 2026, 13:31 Nga I.A
Erion Veliaj mesazh me Inteligjencë Artificiale: Edhe pse duan të
Erion Veliaj

DURRËS- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se për 170 shkolla, kopshte dhe çerdhe në Tiranë do të jetë dreka falas për nxënësit. Me anë të një mesazhi të publikuar në Facebook dhe të krijuar me Inteligjencë Artficiale, Veliaj ka deklaruar se edhe pse po tentojnë që ta largojnë nga qyteti, Inteligjenca Artificiale është e vetmja mënyrë që ai mund të komunikojë me qytetarët.   

Edhe pse është nën akuza të rënda nga SPAK, Veliaj paraburgimin e tij e ka quajtur si pengmarrje. 

Postimi i Plotë:

Teksa lamë pas shtatorin e 12-të të kësaj administrate, doja t’ju përshëndesja e t’ju falënderoja me zemër. Prej 20 muajsh vijon pengmarrja ime dhe nuk mund ta bëj këtë përshëndetje veçse me inteligjencë artificiale. Këtë shtator, mijëra fëmijë të Tiranës kaluan sërish pragun e një çerdheje, një kopshti apo një shkolle të re. Për ta nisi një vit i ri. Për mua, këto dyer sjellin ndër mend ditët e para të një pune që e nisëm me bindjen se fëmijët duhet të jenë përparësia e qytetit, në buxhet dhe në punën e përditshme.

Ishte gushti i vitit 2015. Kisha vetëm pak ditë në detyrë kur hyra në Çerdhen nr. 54. Lagështirë, kushte të mjerueshme, mure që tregonin vite të tëra harrese. Ishin 31 çerdhe të qytetit të lëna pa investime, ndërsa fëmijët do të ktheheshin pas dhjetë ditësh. Pas çdo dere të lënë në atë gjendje ishte një familje që priste, një nënë që shqetësohej, një fëmijë që meritonte më shumë. Para nuk kishim, por përgjegjësi po. Ndaj bëmë thirrjen “Adopto një çerdhe”. Besuam se Tirana kishte 31 zemra bujare për 31 çerdhe. Ky qytet zemërmadh u përgjigj. Bashkuam bizneset, komunitetin dhe njerëzit që donin të jepnin një dorë. Nisëm punën dhe hapëm dyert.

Pas çerdheve erdhën kopshtet. Pastaj këndet e lojërave dhe shkollat. A e mbani mend Tiranën e dy turneve? Në 57 shkolla, mbi 14 mijë nxënës e ndanin ditën më dysh. Klasa me 40 apo 50 fëmijë. Prindër që organizonin jetën rreth orareve të pamundura. Mësues që, sado të përkushtuar, nuk kishin kohë për secilin. Këtë gjendje gjetëm. Ta ndryshonim ishte detyra jonë. Kur tërmeti i vitit 2019 dëmtoi shkollat, përgjegjësia u bë edhe më e madhe. Duhej të rindërtonim dhe t’u kthenim familjeve sigurinë se fëmijët e tyre do të mësonin në kushte të denja.

Sot Tirana ka mbi 50 shkolla të reja dhe 115 kopshte e çerdhe të reja. Për të arritur këtu, na u desh t’u përgjigjeshim disa pyetjeve të vështira: ku t’i çojmë paratë, kujt t’i japim përparësi, për cilën Tiranë të punojmë? Ne zgjodhëm të investonim te fëmijët. Sepse mundësia për të mësuar në një shkollë të mirë duhet t’i takojë çdo fëmije, në çdo lagje, pavarësisht të ardhurave të familjes. Këtë ndryshim e njeh nëna që sot e çon fëmijën në çerdhe pranë shtëpisë. E njeh gjyshi që shoqëron nipin në kopsht me autobus, pa paguar biletë. E njeh familja që i gjen çerdhen, kopshtin dhe shkollën në lagjen e vet. E njeh mësuesja që ka më shumë kohë për çdo nxënës.

Këtë punë nuk e bëra vetëm. E bëmë bashkë, me punonjës që vazhduan edhe natën që dyert të hapeshin në shtator; me miq të Tiranës që dhanë ndihmën e tyre; me mësues dhe edukatore që u japin kuptim këtyre ndërtesave çdo ditë. Dhe mbi të gjitha me ju, prindërit. Sot jam larg këtyre dyerve. Por çdo mëngjes që ato hapen për fëmijët e Tiranës, puna jonë vazhdon të jetojë. Çdo shkollë e ndërtuar është një zotim ndaj familjeve të këtij qyteti. Ai zotim duhet mbajtur çdo vit, me mirëmbajtje, me përkushtim dhe me investime të tjera aty ku ende ka nevojë.

Kam marrë edhe një zotim tjetër, që nuk e harroj: ushqimin në shkolla. Vërtet më kanë kyçur duke më zënë në pritë, por këtë premtim do ta mbaj, sado të duan të më largojnë nga qyteti im dhe i juaji. Tirana është nderi i jetës sime. Për t’ia shpërblyer këtë nder, do të vazhdoj të punoj edhe nga qelia ku më kanë mbyllur. Bashkë fituam betejën për shkollat, kopshtet e çerdhet e Tiranës. Nuk do t’ia kisha dalë dot pa ju. Ndaj ju falënderoj me gjithë zemër dhe ju përqafoj me mall, ju dhe fëmijët tuaj të mrekullueshëm./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit