Një 70-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të hëne në Vlorë, pasi u godit nga panele ndërtimi që rrëshqitën gjatë shkarkimit të një ngarkese.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e jashtme të një subjekti.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, pronari 70-vjeçar humbi jetën.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e jashtme të një subjekti, dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej paneleve kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi shtetasin Y. Sh., rreth 70 vjeç, pronari i subjektit.
Si pasojë, shtetasi Y. Sh. ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.












Komente
Komento