E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kultivuan kanabis në mal/ Arrestohet 28-vjeçari në Memaliaj, në kërkim vëllai i tij 

Një 28-vjeçar është arrestuar dhe vëllai i tij 29-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë kultivuar 145 bimë narkotike Cannabis Sativa në malin Mukaj, në Memaliaj.

Operacioni antidrogë, i koduar “Vjeshta”, u finalizua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, pas një hetimi dy mujor të zhvilluar me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë.

Reklamë

Në pranga ra shtetasi K. O., 28 vjeç, ndërsa vëllai i tij, Xh. O., 29 vjeç, banues në fshatin Izvor, është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, dy vëllezërit dyshohet se kishin kultivuar 145 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në malin Mukaj. Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies.

Në vijim të hetimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë edhe për kryetarin e fshatit Izvor, Sh. M., 57 vjeç, banues në fshatin Luftinjë 2. Ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia vijon punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim. Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.