
Vlorë- Një rast tragjik është regjistruar paraditen e sotme në qytetin bregdetar ku biznesmeni 73 vjeçar humbi jetën pas një incidenti në punë.
I moshuari Ylli Shakaj dyshohet se është zënë poshtë nga panelet diellore që po shkarkoheshin nga një kamion.
Në vendngjarje pritet mbërritja e ekspertizës së Policisë, ndërsa vijojnë ndërhyrjet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën materiale.
Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Versus.al

