Zgjerimi i BE-së, Ministri Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

6 Tetor 2026 | 13:45

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një platformë për diskutime mbi ndërlidhjen, bashkëpunimin rajonal dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hoxha theksoi se angazhimet politike për zgjerimin e Bashkimit Evropian duhet të shoqërohen me hapa konkretë drejt anëtarësimit të vendeve kandidate, mbi bazën e një udhërrëfyesi të qartë dhe të dakordësuar me BE-në, bëri me dije zyra e shtypit e MEPJ përmes një njoftimi për mediat.

“Shqipëria po bën pjesën e saj. Ne po ecim përpara kapitull pas kapitulli, kriter pas kriteri, reformë pas reforme, me objektivin për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027. Sepse reformat nuk janë kushte të imponuara nga jashtë; ato janë investime për një Shqipëri më të fortë, më demokratike dhe më të begatë. Shumë përpara se të bëhen standarde të BE-së, ato janë gurë kilometrikë në rrugën tonë të zhvillimit dhe modernizimit”, tha Hoxha.

Ministri Hoxha shprehu gjithashtu mbështetjen për integrimin gradual, që u mundëson vendeve kandidate të marrin pjesë në politika dhe programe të BE-së dhe të përfitojnë nga mundësitë e tregut të saj përpara anëtarësimit të plotë.

“Përmes pjesëmarrjes së shkallëzuar në politikat e BE-së, në Tregun e Përbashkët, në programet e përbashkëta dhe projektet strategjike, mund të përshpejtojmë konvergjencën, duke forcuar njëkohësisht besimin në procesin e zgjerimit. Kjo nuk është dhe nuk mund të jetë një alternativë ndaj anëtarësimit të plotë, por një rrugë më e besueshme, më pragmatike dhe më e qëndrueshme drejt tij, në dobi si të vendeve kandidate, ashtu edhe të vetë Bashkimit Evropian”, theksoi Ministri i Jashtëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha akuza qeverisë për favorizim të biznesmenit Yeffet: Ka përfituar 45 milionë euro dhe prona shtetërore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përfshirje, sipas tij, në një skemë përmes së cilës biznesmeni Roni Yeffet...
12:54 | 06/10/2026

Veliaj mesazh me inteligjencë artificiale: Drekë falas për çdo nxënës, asnjë pengmarrje nuk na ndal (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në rrjetet sociale një video të krijuar me inteligjencë artificiale, përmes së cilës bën një bilanc...
12:23 | 06/10/2026

Kapitulli 20 në tryezën e Brukselit, Shqipëria synon mbylljen e përkohshme

Në Bruksel po zhvillohet sot mbledhja e grupit të punës për Zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian (COELA), ku në fokus është...
10:56 | 06/10/2026