Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për parandalimin e rasteve të zjarrvënies, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet vunë në pranga shtetasin V. Xh., 70 vjeç, banues në fshatin Leus.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, shtetasi V. Xh. u kap në flagrancë, në afërsi të vatrës së zjarrit që dyshohet se ndezi me qëllim pastrimin, në sipërfaqen e tokës që kishte në përdorim në vendin e quajtur “Arra e Gjatë”. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore e konsiderushme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon në mënyrë të përsëritur, për të gjithë qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën, shëndetin dhe pronën e tyre. Veçanërisht, Policia apelon për banorët që djegin mbetje apo synojnë të pastrojnë sipërfaqet e tokave nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të pasohen nga përhapja e pakontrolluar të flakëve.
Top Channel