Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, e ka cilësuar votimin e Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat Speciale si një detyrim dhe përgjegjësi që u takon deputetëve.
Të lidhura
None found
Gjatë një konference të jashtëzakonshme të mbajtur të martën, ai kërkoi që deputetët të paraqiten pa vonesë në seancë dhe të vijojnë procedurën e votimit të projektligjit.
Berisha theksoi se koha në dispozicion ishte e kufizuar, pasi kishin mbetur vetëm 11 orë deri në mesnatë, ndërsa nënvizoi bashkimin e popullit me UÇK-në edhe në periudhat më të vështira.
“Deputetët duhet të vijnë menjëherë ta votojnë ligjin. Kjo është detyrë që na ka caktuar populli, kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë”, ka deklaruar ai.
