Akuzohen për një sërë vjedhjesh me dhu'në, arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh me dhunë në Rinas dhe në Tiranë. Në pranga ranë shtetasit Florian Kamberaj, Dorian Mersini, Klajdion Kocja dhe Ylli Abdyli.
Policia bën me dije se Florian Kamberaj, 51 vjeç, dhe Dorian Mersini, 37 vjeç, u arrestuan pasi dyshohen si autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave në zona të ndryshme në kryeqytet.
Ndërsa Klajdion Kocja, 26 vjeç, u arrestua pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Nga veprimet hetimore dyshohet se ai ka kryer vjedhje me dhunë, në të njëjtën zonë edhe më 2 tetor.
Po ashtu në pranga u vu edhe Ylli Abdyli, 38 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas, i cili u lokalizua në Durrës, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet. Me cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “October”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa, një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Nga veprimet hetimore dyshohet se i arrestuari ka kryer vjedhje me dhunë, në të njëjtën zonë, edhe më datë 02.10.2026.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Kilometrazhi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. A., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas, i cili u lokalizua në Durrës, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, veprimatrinë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjeve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


