Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Aktualitet
Grabitje si në filma/ I riu iu rrëmbente me dhunë varëset nga qafa grave dhe largohej me vrap, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe 3 të tjerë (EMRAT+ PAMJET)
Në pranga ranë edhe dy persona të tjerë, Florian Kamberaj 51 vjeç dhe Dorian Mersini 37 vjeç. Kamberaj Mersini janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet.
6 Tetor 2026, 14:01Nga E. D
Pamjet nga grabitja, Klajdion Koçja
TIRANË- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për grabitje. Blutë bëjnë me dije se Klajdion Koçja u grabiste me dhunë varset grave nga qafa dhe më pas largohej me vrap. Policia ka dokumentuar të paktën 2 raste vjedhje të 26-vjeçarit.
Në pranga ranë edhe dy persona të tjerë, Florian Kamberaj 51 vjeç dhe Dorian Mersini 37 vjeç. Kamberaj Mersini janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet.
Klajdion Koçja
Policia sekuestroi gjithashtu 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura. Po ashtu për vjedhje u arrestua edhe një 38-vjeçar, Ylli Abdyli, i cili dyshohet se ka grabitur një automjet në Rinas.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të qytetarëve, finalizohen 3 operacione për zbardhjen e vjedhjeve. Arrestohen 3 shtetas që dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh (disa, me dhunë), në Rinas dhe në Tiranë. Sekuestrohen 10 mjete të dyshuara të vjedhura.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet. Me cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “October”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa, një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Nga veprimet hetimore dyshohet se i arrestuari ka kryer vjedhje me dhunë, në të njëjtën zonë, edhe më datë 02.10.2026.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Kilometrazhi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. A., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas, i cili u lokalizua në Durrës, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, veprimatrinë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjeve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al