TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në pranga ka rënë K.Oruçi, 28 vjeç, ndërsa vëllai i tij, Xh.Oruçi, 29 vjeç, është shpallur në kërkim. Në kuadër të hetimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe Sh.Malka, 57 vjeç, kryetar i fshatit Izvor, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në zonën e kultivimit janë gjetur 145 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat janë asgjësuar.
“Memaliaj/Finalizohet operacioni i koduar “Vjeshta”. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në malin Mukaj.
Vihet në pranga një 28-vjeçar dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, autorë të dyshuar të këtij rasti.
Vihet në hetim kryetari i fshatit Izvor.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i një hetimi të ndjekur për 2 muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin antidrogë, të koduar “Vjeshta”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi K. O., 28 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi Xh. O., 29 vjeç, banues në fshatin Izvor.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin kultivuar në malin Mukaj, 145 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Izvor, shtetasin Sh. M., 57 vjeç, banues në fshatin Luftinjë 2.
Punohet për kapjen e 29-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.