AKTUALITET, 6 October 2026, 13:20

Operacioni/ Autorë të disa vjedhjeve të dhunshme në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 3 persona

Operacioni/ Autorë të disa vjedhjeve të dhunshme në

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në Tiranë dhe Rinas. Sipas policisë, në disa raste, grabitjet janë bërë me dhunë.

Me cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet. Me cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura. 

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “October”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa, një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Nga veprimet hetimore dyshohet se i arrestuari ka kryer vjedhje me dhunë, në të njëjtën zonë, edhe më datë 02.10.2026”, njofton policia

Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, veprimatrinë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.