E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përmet/ I vuri zjarrin tokës për ta pastruar, arrestohet 70-vjeçari

Një 70-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Përmet, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke në fshatin Leus, me qëllim pastrimin e saj.

 Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe pyjore e konsiderueshme.

Reklamë

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për parandalimin e rasteve të zjarrvënies, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet vunë në pranga shtetasin V. Xh., 70 vjeç, banues në fshatin Leus.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, shtetasi V. Xh. u kap në flagrancë, në afërsi të vatrës së zjarrit që dyshohet se ndezi me qëllim pastrimin, në sipërfaqen e tokës që kishte në përdorim në vendin e quajtur “Arra e Gjatë”. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore e konsiderushme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.