web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajmet dezinformuese/ Masat e marra nga AMA

6 Tetor 2026, 14:03, Aktualitet CNA

Drejtoresha e AMA-s, Armela Krasniqi, ka zbuluar për CNA se cilat janë masat që merren në lidhje me lajmet dezinformuese.

Krasniqi në përgjigjen zyrtare për CNA është shprehur se për përmbajtjet që hyjnë në kompetencën e AMA-s, Këshilli i Ankesave shqyrton materialin audioviziv dhe pretendimet e palëve, më pas vendos në përputhje me gjetjet e rastit.

Drejtoresha e AMA-së thekson se reagimi mund të përfshijë tërheqje vëmendjeje, thirrje sensibilizuese, rekomandim ose, kur plotësohen kushtet ligjore, sanksion financiar. Gjatë shqyrtimit mund të zhvillohet edhe seancë dëgjimore.

“Për përmbajtjet që hyjnë në kompetencën e AMA-s, Këshilli i Ankesave shqyrton materialin audioviziv dhe pretendimet e palëve, më pas vendos në përputhje me gjetjet e rastit.

Reagimi mund të përfshijë tërheqje vëmendjeje, thirrje sensibilizuese, rekomandim ose, kur plotësohen kushtet ligjore, sanksion financiar. Gjatë shqyrtimit mund të zhvillohet edhe seancë dëgjimore.

Pretendimet që lidhen vetëm me konkurrencën ndërmjet subjekteve, pa një shkelje të legjislacionit audioviziv, nuk trajtohen nga AMA.

Krahas shqyrtimit të ankesave, AMA zhvillon veprimtari të edukimit mediatik, përmes të cilave nxit verifikimin e informacionit dhe njohjen e mekanizmit të ankimit. Rritja e numrit të ankesave mund të pasqyrojë edhe njohjen më të mirë të këtij mekanizmi, ndonëse vetëm kjo e dhënë nuk mjafton për të përcaktuar shkakun e rritjes”, është shprehur drejtoresha e AMA-s, Armela Krasniqi për CNA.

Lidhur me pyetjen a ka nevojë për një ligj të ri ose për ndryshime ligjore, Krasniqi deklaron se çështja e dezinformimit trajtohet në Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025-2030, miratuar me ligjin nr. 47/2025. AMA ka dhënë kontribut në këtë kuadër dhe ka detyra që lidhen, ndër të tjera, me edukimin mediatik dhe ndërgjegjësimin e publikut.

“Çështja e dezinformimit trajtohet në Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025-2030, miratuar me ligjin nr. 47/2025. AMA ka dhënë kontribut në këtë kuadër dhe ka detyra që lidhen, ndër të tjera, me edukimin mediatik dhe ndërgjegjësimin e publikut. Këto synojnë t'i ndihmojnë qytetarët të njohin mënyrat e përhapjes së dezinformimit, të verifikojnë burimet dhe të zhvillojnë mendimin kritik, duke forcuar qëndrueshmërinë e publikut ndaj manipulimit të informacionit”, shpjegoi Krasniqi./ CNA

 





Lajmet e fundit nga