TIRANË- Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për vjedhje me dhunë. Siç shihet edhe në këto pamje, Klajdion Kocja u grabiste me dhunë varët nga qafa grave dhe më pas largohej me vrap. Report Tv ka siguruar edhe foton e të riut, për të cilin Policia ka dokumentuar të paktën 2 raste vjedhje.
Ndërkohë, në pranga ranë edhe 2 persona të tjerë, Florian Kamberaj 51 vjeç dhe Dorian Mersini 37 vjeç, të cilët dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet. Policia sekuestroi 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura.
Një 38-vjeçar, Ylli Abdyli i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas ra po ashtu në pranga.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento