6 Tetor 2026, 14:11
Nga E. D
Vangjel Dule
TIRANË- Kreu i PBDNJ Vangjel Dule foli për skandalin e SHISH që çoi në arrestimin e Vlora Hysenit. I ftuar në një intervistë në “Minuta e Parë” në News24, ai tha se lidhur me këtë situatë është parë vetëm maja e ajsbergut dhe se sipas tij çështja është dhe më problematike.
“Në Komisionin Hetimor të ngritur nga parlamenti në 2014 pavarësisht se u përfolën shumë politikanë se ishin subjekt përgjimesh të paligjshme i vetmi rast që u bë publik ishte rasti im. Pra e ka pasur këtë tendencë që të përfshihet edhe në aferat e jetës së brendshme politike që nuk është në destinacionin e vet. Por ajo që ne pamë ka prekur ato aspekte që konsiderohen të paprekshme në çdo sistem dhe kjo bëhet edhe më e rrezikshme sepse ne nuk jemi vend i izoluar. Është rrezik për interesat kombëtare të vendin por edhe për aleatët tanë.
Ka kërcënime bota jonë perëndimore pjesë e së cilës jemi dhe nuk tregojmë përgjegjshmërinë e duhur. Por është edhe rrezik që nuk kemi një vlerësim nga aleancat ndërkombëtare ku ne jemi pjesëtarë. Pra kemi parë vetëm majën dhe mbetet të shohim edhe ecurinë e veprimeve përfundimtare të drejtësisë. Por dua të them se institucioni i Prokurorisë së Posaçme ka qenë selektiv. Nuk mund që për një rast të arrestohet ish kreu i shtetit Presidenti në mes të ditës duke shkaktuar dhunë. Pra duhet që institucioni që ka pasur të gjithë atë mbështetje si asnjë institucion tjetër, ta justifikojë me transparencë, dhe mungesën e selektivitetit”, tha ndër të tjera ai./Dosja.al
vangjel dule
Aktualitet
6 Tetor 2026, 14:01
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të qytetarëve, finalizohen 3 ...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:59
E. D
Protesta në Kosovë
KOSOVË- Protesta para Kuvendit të Kosovës ka nisur, ku protestuesit po u bëjnë thirrje depuetetë...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:54
E. D
Adnand Kosova
STRASBURG- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar shkelje të Nenit 8 të Konventës në ç...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:34
I.A
Ambulance
TIRANË- Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e dj...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:10
E. D
TIRANË- Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:09
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku si pasojë ka humbur jetën pronari i magazin&...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 10:55
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posa&ccedi...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 10:26
E. D
pamjet nga grabitja
VLORË- Banorët e Orikumit, Dukatit dhe Kaninës kanë ngritur shqetësimin për një valë grabitjes...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 09:55
E. D
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë n&eu...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 09:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvill...