Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në lagjen “24 Maji”, në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e jashtme të një subjekti.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është shtetasi Ylli Shakaj, rreth 70 vjeç, pronar i subjektit. Dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej tyre kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi të, duke i shkaktuar plagë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes, 70-vjeçari ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 11:40, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e jashtme të një subjekti, dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej paneleve kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi shtetasin Y. Sh., rreth 70 vjeç, pronari i subjektit.
Si pasojë, shtetasi Y. Sh. ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
