• Kontakt
Tuesday, October 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

50 mijë dollarë për PR/ Si e kontraktoi Veliaj agjencinë amerikane për imazhin e tij te ndërkombëtarët

14:28 : 06/10/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kontraktoi kompaninë amerikane të PR, Hellerman Communications për të menaxhuar imazhin dhe perceptimin e tij në arenën ndërkombëtare, në një kohë kur përballjet me SPAK-un janë kthyer në kryefjalën e politikës shqiptare.

Dokumentet zyrtare të regjistruara në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, sipas ligjit FARA, zbulojnë se Erion Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, kanë ndërtuar një makinë të fuqishme ligjore dhe marrëdhëniesh publike midis Nju Jorkut dhe Uashingtonit.

Kjo mbrojtje strategjike mbështetet në dy nivele elitare, e cila nisi fillimisht më 1 mars 2025 me firmën Kasowitz Benson Torres LLP.

Si një nga studiot ligjore më agresive në Nju Jork, e njohur për përfaqësimin e figurave të larta politike në Amerikë, ajo u angazhua për të ofruar këshillim ligjor, mediatik dhe strategjik përballë hetimeve të prokurorisë së posaçme në Shqipëri.

Për të garantuar që zëri i tyre të dëgjohej më pas në mediat e huaja, në qershor të vitit 2025 avokatët futën në lojë agjencinë Hellerman Communications LLC. Dokumentat tregojnë se Hellerman nuk është kontraktuar drejtëpërdrejtë nga Veliaj apo vëllai i tij, por është pajtuar si nënkontraktor nga Kasowitz.

Lexo edhe:

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO

Veliaj emëron nga qelia dy nënkryetarë të rinj të Bashkisë Tiranë/ EMRAT

Sipas të dhënave zyrtare nga Departamenti i Drejtësisë, Kasoëitz e ka paguar 50 mijë dollarë agjencinë e PR për shërbimet që ajo ka kryer për llogari të zotit Veliaj. Sipas dokumentave kjo shumë është paguar nga Kasoëitz dhe është brenda pagesës që ajo ka faturuar nga Veliaj.

Shërbimi

Sipas dokumenteve zyrtare të deklaruara në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, agjencia Hellerman Communications LLC ka ofruar shërbime të marrëdhënieve publike, komunikimit strategjik dhe menaxhimit të perceptimit publik për llogari të Erion Veliajt.

Konkretisht, shërbimet dhe aktivitetet e kryera prej saj përfshijnë:

• Shpërndarjen e deklaratave dhe raporteve: Agjencia ka asistuar në publikimin dhe shpërndarjen e komunatave për shtyp, deklaratave publike dhe raporteve të cilat përgatiteshin nga ekipi i avokatëve të studios ligjore Kasoëitz posaçërisht për Erion Veliajn.

• Menaxhimin e medias ndërkombëtare: Si një kompani e specializuar në Litigation PR (PR gjatë proceseve gjyqësore), ajo ka shërbyer si urë lidhëse për të koordinuar mesazhet dhe mbrojtjen e klientit me mediat e huaja, me qëllim që strategjia ligjore e avokatëve të pasqyrohej në publik.

• Komunikime të mundshme me institucionet e SHBA: Dokumentet specifikojnë se shërbimet e ofruara mund të përfshinin potencialisht edhe komunikime në emër të klientit me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe agjenci të tjera të Degës Ekzekutive të qeverisë amerikane, si dhe marrëdhënie publike që lidhen me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen në Shqipëri.

Agjencia Hellerman drejtohet nga John Hellerman, i cili njihet si një ekspert i madh i menaxhimit të krizave publike në Uashington, dhe u mandatua zyrtarisht nga ekipi i avokatëve për të vënë në lëvizje rrjetin e tij të ndikimit me qëllim shpërndarjen e raporteve dhe deklaratave mbrojtëse për klientin.

Hellerman ka menaxhuar disa nga fushatat më të rëndësishme të PR në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga kriza e Enronit deri tek konflikti i azbestit dhe lufta e patentave mes gjigandëve të teknologjisë. /Kapitali.al

Etiketa: 50 mije dollarebashkia tiraneErion VeliajSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO

10:59 : 06/10/2026
AKTUALITET

Veliaj emëron nga qelia dy nënkryetarë të rinj të Bashkisë Tiranë/ EMRAT

22:41 : 05/10/2026
FILE PHOTO: The Iranian flag waves in front of the International Atomic Energy Agency (IAEA) headquarters, before the beginning of a board of governors meeting, in Vienna, Austria, March 1, 2021. REUTERS/Lisi Niesner/File Photo/File Photo
BOTA

Irani paralajmëron sulme ndaj bazave dhe anijeve amerikane

12:36 : 05/10/2026
BOTA

Reaktorë bërthamorë në Hënë, SHBA përshpejton planet për bazat hënore

22:24 : 04/10/2026
BOTA

Jep dorëheqjen ministri iranian i naftës

22:07 : 04/10/2026
AKTUALITET

Lali, frikë nga Rama edhe në burg

11:52 : 04/10/2026

TË GJITHA

50 mijë dollarë për PR/ Si e kontraktoi Veliaj agjencinë amerikane për imazhin e tij te ndërkombëtarët

14:28 : 06/10/2026

Kush i publikoi videot intime të Adi Hilës? Policia merr në pyetje tre vajza të tjera të përfshira

14:16 : 06/10/2026

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:14 : 06/10/2026

Në kërkim për drogë, arrestohet ‘taksixhiu’ në Tiranë, në pranga edhe 3 të tjerë

14:07 : 06/10/2026

Dule: Rama lan duart me skandalet! Duhet të pranojë para popullit që është i paaftë

13:50 : 06/10/2026

Zbuloi “grimcat fantazmë”, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

13:31 : 06/10/2026

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

13:21 : 06/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com